E Martë, 3 Nëntor 2026

KIEV – Sybiha: Nuk do të njohim asnjë territor të pushtuar të Ukrainës si të Rusisë

KIEV, 2 maj /ATSH-DPA/- Ukraina nuk do të pranojë “paqe me çdo çmim” në luftën e saj me Rusinë, tha sot ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha gjatë një fjalimi në parlament, në Kiev.

“Ne nuk do të pranojmë të njohim asnjë territor të pushtuar përkohësisht të Ukrainës si të Rusisë”, tha Sybiha.

Ai shtoi se Ukraina nuk do të pranonte asnjë kufizim në strukturën ose madhësinë e forcave të saj të armatosura, reduktime në industrinë e saj të mbrojtjes ose kufizime në ndihmën e huaj ushtarake ose praninë e trupave të huaja në Ukrainë – të gjitha parakushte të vendosura nga Rusia për një marrëveshje të mundshme paqeje.

“Sybiha tha se Ukraina po i përmbahej planeve të saj për t’u bashkuar me NATO-n. Ukraina nuk do të pranonte asnjë kufizim të çfarëdo lloji në sovranitetin e saj ose në politikën e saj të brendshme ose të jashtme, konkretisht jo në aleancat e saj”, tha ai.

“Ukraina do të punonte në mënyrë aktive për t’u bashkuar me NATO-n, edhe nëse aktualisht nuk ka konsensus për këtë çështje midis anëtarëve të aleancës. As Rusia dhe as vendet e tjera nuk do të kishin veto në këtë drejtim”, shtoi Sybiha.

Rusia aneksoi zyrtarisht Krimenë dhe një numër rajonesh ukrainase në shkelje të ligjit ndërkombëtar. Ajo gjithashtu ka refuzuar anëtarësimin e Ukrainës në NATO. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›