E Martë, 3 Nëntor 2026

KIEV – Të paktën nëntë të vrarë pas sulmeve ajrore ruse

KIEV, 24 prill /ATSH-DPA/ – Një sulm i kombinuar me raketa ruse dhe dron në Kiev shkaktoi vdekjen e të paktën nëntë personave dhe plagosjen e 70 të tjerëve, thanë sot autoritetet ukrainase.

“Më shumë viktima besohet të jenë të bllokuar nën rrënoja”, sipas burimeve.

Gjatë natës, ushtria ruse kreu një sulm ajror masiv ndaj fqinjit të saj. Sipas autoriteteve, janë përdorur dronë dhe raketa balistike.

Gjithashtu, u raportuan sulme në disa lokacione në Kiev, me lagjen Svyatoshyn në veriperëndim të kryeqytetit.

Autoritetet raportuan viktima dhe dëme në nëntë rajone në të gjithë vendin.

Përveç Kievit, rajonet Kharkiv, Dnipropetrovsk, Zaporizhia dhe Zhytomyr ishin e të prekurve.

Ukraina është mbrojtur kundër pushtimit rus në shkallë të plotë për më shumë se tre vjet. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›