SHBA – Rutte në Uashington për bisedime mbi paqen në Ukrainë

UASHINGTON, 24 prill /ATSH-DPA/- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte do te udhëtojë sot në Uashington për bisedime me anëtarë të lartë të administratës amerikane, njoftuan aleanca e NATO-s dhe Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH).
Rutte ka planifikuar të takohet me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, sekretarin e Mbrojtjes Pete Hegseth dhe këshilltarin e Sigurisë Kombëtare Mike Waltz.
Diskutimet pritet të fokusohen në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, ku negociatat e paqes mbeten të bllokuara.
Presidenti amerikan, Donald Trump tha dje se marrëveshja me Rusinë ishte e arritshme, ndërsa pretendoi se marrëveshja me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky kishte qenë “më e vështirë”.
Trump ka kërkuar që Kievi të heqë dorë nga gadishulli i Krimesë i okupuar nga Rusia dhe nga kërkesa e tij për anëtarësim në NATO.
Udhëheqësit e NATO-s do të mblidhen më 24-25 qershor në një samit në Hagë. //a.i/