E Premte, 6 Nëntor 2026

KIEV – Ukraina akuzon trupat ruse për krime lufte pranë Kharkivit

KIEV, 16 maj /ATSH-DPA/- Ministri i Brendshëm ukrainas Ihor Klymenko ka akuzuar trupat ruse për rrëmbimin e civilëve dhe vrasjen e një personi të pa përfshirë në luftë në qytetin Vovchansk në rajonin e Kharkiv.

Sipas Klymenko, një banor që tentoi të ikte dhe kundërshtoi urdhrat ruse u vra. Banorët e tjerë të qytetit të sulmuar u penguan të largoheshin, u rrëmbyen dhe u futën në qeli”, shkroi ai.

Kjo nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur dhe nuk ka pasur përgjigje të menjëhershme nga rusët.

Pothuajse një javë më parë, Rusia nisi një ofensivë të re të madhe në verilindje të Ukrainës. Ushtria ruse arriti të pushtojë disa fshatra kufitare në rajonin, Kharkiv.

Ukraina filloi evakuimin e civilëve nga rajoni. Megjithatë, për shkak të luftimeve të ashpra në qytetin e vogël Vovchansk, rreth 5 kilometra nga kufiri me Rusinë, jo të gjithë mund të siguroheshin.//a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›