E Premte, 6 Nëntor 2026

BRUKSEL – NATO: Ndihma për Ukrainën vazhdon të ofrohet

BRUKSEL, 16 maj /ATSH-ANSA/ – Ukraina i ka treguar botës se ka aftësinë për të arritur sukses të paprecedentë në fushën e betejës, tha sot admirali dhe kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s, Rob Bauer.

Deklarata e tij erdhi gjatë një takimi të Komitetit Ushtarak me shefat e Shtabit të Mbrojtjes.

“Nuk ka asgjë që ata nuk mund të bëjnë. Ata thjesht kanë nevojë për ndihmën tone”, tha Bauer.

“Ndihma për Ukrainën është duke mbërritur”, tha ai.

“Nuk është vonë që Ukraina të mbizotërojë”, theksoi kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s.

“Liria e Ukrainës nuk mund, nuk duhet dhe nuk do të vdesë”, tha admiral Bauer.

Lufta e Rusisë në Ukrainë, filloi në shkurt 2014. Rusia pushtoi dhe aneksoi Krimenë nga Ukraina dhe mbështeti separatistët pro-rusë që luftonin ushtrinë ukrainase në luftën e Donbasit. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›