KIEV – Ukraina rrëzon një avion luftarak rus mbi Detin e Zi

KIEV, 12 shtator /ATSH-DPA/ – Shërbimi sekret i mbrojtjes i Ukrainës tha sot se një avion luftarak rus ”Su-30” ishte rrëzuar me sukses me një sistem portativ kundërajror, gjatë një operacioni special në Detin e Zi.
”Avioni u rrëzua të mërkurën dhe i përkiste një regjimenti të Forcave Ajrore Ruse me bazë jashtë gadishullit të Krimesë të pushtuar”, thuhet në një deklaratë.
Megjithatë, blogu ushtarak rus ”Rybar”, i cili është i afërt me Ministrinë e Mbrojtjes në Moskë, raportoi se një ”Su-30” ishte rrëzuar.
Ministria e Mbrojtjes tha të mërkurën se Ukraina kishte dështuar në përpjekjen e saj për të sulmuar një platformë shpimi ruse në Detin e Zi me motobarka me shpejtësi të lartë.
”Tetë nga 14 varkat u sulmuan dhe u fundosën, ndërsa varkat e tjera u tërhoqën”, tha ministria.
Nuk kishte asnjë konfirmim nga Kievi.
Ka përleshje sporadike rreth platformave të naftës dhe gazit në veri të Detit të Zi.
Me gjithë pushtimin rus, Kievi kontrollon pjesën perëndimore të detit në një masë të tillë që transporti ndërkombëtar mund të arrijë në portet ukrainase si Odessa kryesisht pa pengesa./ a.jor.