E Enjte, 5 Nëntor 2026

KIEV – Ukraina shkatërron për herë të parë një avion luftarak rus ”Su-57″

KIEV, 9 qershor /ATSH-ANSA/ – Inteligjenca ushtarake ukrainase (Gur) njoftoi se dje kishte shkatërruar luftëtarin më të avancuar rus, një Sukhoi Su-57: është hera e parë që nga fillimi i luftës që forcat e Kievit godasin një nga këta avionë.

“Më 8 qershor, një avion luftarak shumëfunksional i shtetit agresor u godit në territorin e aeroportit Akhtubinsk në rajonin Astrakhan të Federatës Ruse, i vendosur 589 kilometra larg vijës së betejës”, thuhet në një deklaratë.

Gur publikon imazhe satelitore që tregojnë avionin në fjalë të parkuar në aeroportin rus.

“Imazhet tregojnë Su-57 me shenja të shpërthimit pranë tij”, shton inteligjenca ushtarake e Kievit.

Su-57 është gjuajtësi më modern i Rusisë.   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›