E Enjte, 5 Nëntor 2026

KIEV – Zelensky: Dakord me Trump për hapat drejt një paqeje të qëndrueshme

KIEV, 20 korrik /ATSH-ANSA/ – Kemi rënë dakord me presidentin (Donald) Trump për të diskutuar personalisht se cilat hapa mund ta bëjnë paqen të drejtë dhe vërtetë të qëndrueshme, shkroi në Telegram presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili pati një bisedë telefonike me ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

”Kam folur me Donald Trump. E përgëzova për nominimin e Partisë Republikane dhe dënova sulmin e tmerrshëm në Pensilvani. I urova forcë dhe siguri absolute për të ardhmen”, thuhet në mesazhin e presidentit ukrainas.

“Unë theksova rëndësinë jetike të mbështetjes amerikane… për mbrojtjen e lirisë dhe pavarësisë së vendit tonë. Ukraina do t’i jetë gjithmonë mirënjohëse Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ndihmën e saj në forcimin e aftësisë sonë për t’i rezistuar terrorit rus. Sulmet ruse në qytetet dhe fshatrat tona vazhdojnë çdo ditë”, shtoi Zelensky.

Udhëheqësi ukrainas nuk specifikoi datën apo vendndodhjen e takimit me Trump./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›