KIEV – Zelensky: Kina po furnizon me armë Rusinë

KIEV, 17 prill /ATSH-DPA/- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka akuzuar Kinën se po ndihmon Rusinë duke e furnizuar atë me armë.
“Ne kemi informacione nga shërbimi i inteligjencës SBU se Kina po furnizon me armë Rusinë”, u tha sot Zelensky gazetarëve në Kiev, duke shtuar se ai synon të japë informacion më të detajuar javën e ardhshme.
Ai gjithashtu pohoi se përfaqësuesit e Kinës po prodhojnë armë në territorin rus.
Ukraina e ka mbrojtur veten kundër pushtimit rus në shkallë të plotë – me mbështetjen perëndimore për më shumë se tre vjet.
Kina ka theksuar vazhdimisht neutralitetin e saj në konflikt dhe qëndrimin e saj për një zgjidhje paqësore.
Zelensky ka akuzuar më herët Pekinin për miratimin e rekrutimit të qytetarëve kinezë për ushtrinë ruse në Kinë. //a.i/