E Martë, 3 Nëntor 2026

Tiranë, 4 të plagosur me armë zjarri

TIRANE, 17 prill/ATSH/ Policia njoftoi mbrëmjen e sotme se rreth orës 21:50, në spitalin e Traumës, kanë shkuar dyshohet të plagosur me armë zjarri në Lundër, shtetasit A. S., 34 vjeç, K. M., 19 vjeç, dhe dy të mitur të moshës rreth 11 vjeç dhe 17 vjeç.

Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Për këtë ngjarje, Policia u shpreh se do të ketë informacion më të zgjeruar pas sqarimit të plotë të rrethanave të rastit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›