KIEV – Zelensky: Kundërshtova marrëveshjen me Uashingtonin për mineralet e rralla

KIEV, 14 shkurt /ATSH-ANSA/ – Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi se ka kundërshtuar marrëveshjen me Uashingtonin për mineralet e rralla.
Zelensky thotë se marrëveshja “duhet të lidhet me garancitë e sigurisë”.
“Marrëveshja ishte gati në nivel ministror. Por unë jam president dhe do të ndikoj në cilësinë e këtij dokumenti. Nuk i lashë ministrat të nënshkruajnë marrëveshjen, sepse sipas meje nuk është gati. SHBA nuk është ende gati të mbrojë interesat tona”, theksoi ai. /os/