KIEV – Zelensky: Pesë vitet e mia të presidencës nuk kanë mbaruar ende

KIEV, 21 maj /ATSH-ANSA/ – Pesë vitet e mia nuk kanë mbaruar ende, për shkak të gjendjes ku ndodhet vendi, deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
“Unë nuk mund të vlerësoj aktivitetet e mia. E vërteta është mes nesh”, shtoi Zelensky.
”Jam i lumtur që jam presidenti i një populli që nuk më ktheu shpinën dhe pranoi sfidat e paraqitura. Jam krenar që jam president i Ukrainës, ky është qëndrimi im ndaj këtyre pesë viteve”, theksoi ai.
”Presidenti rus, Vladimir Putin do ta lërë Kremlinin vetëm me kufomën e tij… Rrethi i tij e mban atë në këtë sistem dhe ne duhet të gjejmë një pikë të dobët në këtë sistem. Nëse e kërkojmë çdo ditë dhe vazhdojmë të luftojmë, atëherë do të fitojmë patjetër”, tha Zelensky
një intervistë me Reuters, marrë nga ”Ukrainska Pravda”.
”Putini nuk do të jetë gjithmonë i fortë, ai po plaket dhe do të vdesë gjithsesi. Nuk është se ne duhet të presim në mënyrë specifike për këtë moment. Ai do të vijë herët a vonë”, thotë Zelensky./ /os/