E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

KIEV – Zelensky: Rusia ndërmori mbi 2 300 sulme ajrore në një javë

KIEV 3 mars /ATSH-DPA/ – Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky bëri thirrje për mbështetje më të madhe ushtarake, pas një jave në të cilën Rusia nisi më shumë se 2 300 sulme ajrore.

“Javën e kaluar, Rusia sulmoi Ukrainën me më shumë se 1,050 dronë, pothuajse 1,300 bomba ajrore dhe më shumë se 20 raketa”, shkroi ai në X.

“Ne duam që kjo luftë të përfundojë. Por Rusia nuk e bën këtë, dhe vazhdon terrorin e saj ajror”, shkroi ai.

Ai u bëri thirrje aleatëve të ofrojnë më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore, të mbështesin trupat tokësore dhe të ofrojnë “garanci efektive sigurie”.

Ukraina ka mbrojtur veten kundër një pushtimi gjithëpërfshirës rus për më shumë se tre vjet me ndihmën perëndimore.

Në Ukrainë ekziston frika se ndihma amerikane mund të ndalohet plotësisht mes tensioneve në rritje midis Zelenskyt dhe presidentit Donald Trump./m.s/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›