E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

KIEV – Zelensky kritikon Scholzin për bisedën telefonike me Putinin

KIEV, 2 dhjetor /ATSH-DPA/ – Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kritikoi sërish kancelarin gjerman, Olaf Scholz për bisedën e tij telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin në mes të nëntorit.

Zelensky, duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi me udhëheqësin gjerman në Kiev, tha se ”kishte frikë se telefonata e Scholzit me Putinin, e para në gati dy vjet, mund të çonte në një prishje të izolimit ndërkombëtar të Kremlinit dhe një lehtësim të diplomacisë së presionit mbi liderin rus”.

“Unë mendoj se pas bisedës së parë vjen biseda e dytë, e tretë, e pestë, sepse çdo udhëheqës shteti dëshiron të marrë komandën. Unë nuk mendoj se kjo e forcon Ukrainën”, theksoi ai.

Në të njëjtën kohë, megjithatë, Zelensky theksoi se ”Kievi ka më shumë të përbashkëta me Berlinin sesa mund t’i ndajë ata”./    /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›