E Enjte, 5 Nëntor 2026

KIEV- Zelensky: Faleminderit Joe Biden për mbështetjen në luftën tonë për liri!

KIEV, 22 korrik /ATSH-ANSA/ – Ukraina është mirënjohëse ndaj presidentit Biden për mbështetjen e tij të palëkundur për luftën për liri të Ukrainës, e cila, së bashku me mbështetjen e fortë dypartiake në SHBA, ka qenë dhe vazhdon të jetë kritike.

‘’Shumë vendime të forta janë marrë vitet e fundit dhe do të mbahen mend si hapa të guximshëm të ndërmarrë nga presidenti Biden në përgjigje të kohërave të vështira’’, shtoi Zelensky.

‘’Ne e respektojmë vendimin e tij të ashpër, por të fortë. Ne do të jemi gjithmonë mirënjohës për udhëheqjen e tij. Ai e mbështeti vendin tonë në momentin më dramatik të historisë, ai na ndihmoi të parandalojmë Putinin të pushtonte vendin ton뒒, shkroi Zelensky në X.   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›