SHBA- Kamala Harris: Do fitoj nominimin e demokratëve dhe do mposht Trump-in

UASHINGTON, 22 korrik /ATSH-ANSA/ – Zëvendëspresidentja e SHBA-së Kamala Harris deklaroi se do të bëjë ‘’çdo gjë që ka në dor뒒 për të mposhtur Donald Trump, duke pranuar miratimin e presidentit Joe Biden pas tërheqjes së tij nga gara e vitit 2024.
Deklarata e Harris erdhi pak më shumë se dy orë pasi Biden njoftoi se do të tërhiqej pas javëve të presionit në rritje nga demokratët të shqetësuar për aftësinë e tij për të fituar një mandat të dytë.
“Jam e nderuar që kam mbështetjen e presidentit dhe synimi im është të fitoj ndaj Trumpit’’, tha ajo.
Demokratët do të mbajnë konventën e tyre kombëtare muajin e ardhshëm në Çikago për të zgjedhur zyrtarisht kandidatin e partisë për garën e nëntorit.
“Me këtë akt vetëmohues dhe patriotik, presidenti Biden po bën atë që ka bërë gjatë gjithë jetës së tij … shërbimit ndaj popullit amerikan mbi gjithçka tjetër”, tha Harris. /os/