KINEMA – Vdes Robert Duvall, aktori legjendar fitues i çmimit “Oscar”

VIRXHINIA, 16 shkurt /ATSH/- Robert Duvall, i cili luajti në filmat “The Godfather” dhe “Apocalypse Now”, ka vdekur në moshën 95-vjeçare, sipas BBC.
“Fituesi i çmimit “Oscar” vdiq “paqësisht” dje në shtëpinë e tij në Virxhinia”, sipas një deklarate të bashkëshortes së tij, Luciana.
“Për botën, ai ishte një aktor fitues i çmimit “Oscar”, një regjisor, një tregimtar. Për mua, ai ishte gjithçka”, tha ajo.
“Pasioni i tij për profesionin e tij krahasohej me dashurinë e tij të thellë për personazhet”, shtoi ajo.
Si u bë Robert Duvall një legjendë e Hollivudit?
“Për secilin nga rolet e tij të shumta, Bob u dha gjithçka personazheve të tij dhe të vërtetës së shpirtit njerëzor që ata përfaqësonin. Duke vepruar kështu, ai na la të gjithëve diçka të qëndrueshme dhe të paharrueshme”, tha bashkëshortja e tij, Luciana.
“Faleminderit për mbështetjen që keni treguar ndaj Bobit këto vite, dhe që na kushtuat kohë për të festuar kujtimet që ai lë pas”, shtoi ajo.
Duvall ishte i njohur për role të shumta gjatë një karriere mbresëlënëse gjashtëdekadëshe, siç është këshilltari i mafias në “The Godfather” dhe oficeri i fuqishëm i ushtrisë në “Apocalypse Now”.
Ai u shfaq vetëm disa minuta në ekran, por personazhi i tij i famshëm në klasikun e Francis Ford Coppola të vitit 1979, “I love the smell of napalm in the morning”, u bë legjendar.
I nominuar për gjashtë çmime “Oscar”, Duvall fitoi çmimin për aktorin më të mirë në vitin 1983 – për interpretimin e një këngëtari të zhgënjyer të muzikës “Country” në filmin “Tender Mercies”. //a.i/