Qeveria fal faturat e papaguara qe nga viti 1992 deri ne 2006-n
Berisha ka marre dje nje vendim qeverie ku para zgjedhjeve lokale u ka falur qytetareve qe skane paguar faturat e energjise pagesat qe nga viti 1992 deri ne 2006-n qe kapin vleren e 380 milione dollareve. Kryeministri Sali Berisha deklaroi se deri me 22 mars qeveria duhet te kishte cuar ne Parlament edhe projektligjin per amnistine fiskale ndonese duket se opozita nuk do te doje ta miratoje kete nisme me rendesi te vecante. Vendimi per faljen e faturave u komunikua dje nga Kryeministri Sali Berisha ne mbledhjen e radhes se qeverise por duke shtuar se kjo amnisti do te ndodhe per te gjitha faturat deri ne kohen kur Korporata Energjetike Shqiptare i perkiste shtetit shqiptar dhe jo gjate kohes qe pjesa derrmuese e KESH eshte blere nga kompania ceke EZ. Ne kuader te 22 marsit dites simbol qe shenoi shkeputjen nga sistemi i vjeter i qeverisjes dhe vendosjes se pluralizmit qeveria do te marre vendimin per te cliruar nga detyrimet e prapambetura te faturave te energjise deri ne daten e marrjes ne dorezim te KESH nga CEZ te gjitha shtresat ne nevoje deklaroi Berisha perpara ministrave te tij. Ai theksoi se qeveria nuk mund te premtonte dhe te merrte persiper shlyerjen e detyrimeve per qytetaret gjate dy viteve qe shperndarja e energjise behej nga nje kompani private. Duke folur ne lidhje me kategorite qe do te perfitojne nga kjo amnisti Kryeministri theksoi se drafti do te zbatohet per te gjitha familjet ne ndihme ekonomike dhe papunesi te gjithe pensionistet me pensione minimale dhe pa burime te tjera te ardhurash per te gjitha pensionet minimale te te gjitha kategorive invalidet grate kryefamiljare dhe te gjithe personat me status jetim. Sipas Berishes falja e detyrimeve te prapambetura vjen per faktin se kjo pjese e popullsise ka pasur diferenca te medha te ardhurash dhe ekonomike me pjesen tjeter te popullsise ne vend. Ne kete kuader kreu i qeverise kerkoi nga ministri i Ekonomise dhe Energjetikes Nasip Naco qe te lidhej menjehere me ministrin e Punes dhe Entin Energjetik ne menyre qe vendimi i qeverise i marre dje te zbatohej sa me shpejt te ishte e mundur. Te kalojme sa me shpejt vendimin e qeverise per kete akt per keto shtresa ne nevoje akt i cili perben nje lehtesim ne jeten e perditshme pasi cilido te jete i vogel apo i madh ndaj cilitdo borxhi i rendon njeriut si nje gur deklaroi Berisha teksa dha porosite per kete ceshtje tek ministrat e tij. Dje Kryeministri Berisha kerkoi nga ministri i tij i Financave Ridvan Bode qe te ecej me shpejtesi edhe me projektligjin e amnistise fiskale i cili do te sillte faljen e te gjitha gjobave dhe detyrimeve te prapambetura te biznesit shqiptar prane zyrave te tatim taksave.