2012, FMN parashikon 0.5% rritje ekonomike për Shqipërinë
Viti 2012 do të jetë edhe më i keq se 2011 sa i takon rritjes ekonomike për Shqipërinë. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur më tej parashikimin duke përcaktuar se këtë vit rritja do të jetë vetëm 0.5%.
Misioni i fundit i FMN-së kishte parashikuar një rritje prej 1.5% ndërsa me rishikimin e parashikimit, rritja është ulur me 1%. Sa i takon vitit 2011, FMN përllogarit se rritja ka qenë në nivelin 1.1%.
Arsye kryesore e kësaj ulje sipas FMN-së do të vijë nga ulja e kërkesave të brendshme dhe rënia e remitancave.
Vetëm një ditë më parë kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e grupit të PD-së foli për mrekulli në ekonominë shqiptare. Madje ai theksoi se qeveria e tij u ka paraprirë masave që Evropa duhet të marrë për daljen nga kriza.
Në një kohë kur e gjithë Evropa dhe më gjerë ka folur për krizë, Berisha ka folur për një rast të përjashtuar të Shqipërisë, që sipas tij nuk ka ndier krizë.
Kreu i FMN-së në fjalën e saj është shprehur se nuk ka vende imune ndaj krizës aktuale. Nuk është vetëm një krizën e eurozonës. Është një krizë që do të ketë efekte kolateral dhe tkurrje në të gjithë botë, është shprehur Christine Lagarde, në World Economic Forum.