E Diel, 1 Nëntor 2026

KLD Emerimet e gjyqtareve vetem me meritokraci

Miratohet sistemi i pikezimit te gjyqtareve duke u bazuar ne vjetersi ne rezultate dhe ne tituj shkencore

Emerimi i gjyqtareve do te behet duke u bazuar vetem ne meritokraci. Ne nje mbledhje te Keshillit te Larte te Drejtesise eshte miratuar sistemi i pikezimit te gjyqtareve. Ky sistem i asistuar nga misioni EURALIUS do te vleresoje gjyqtaret ne baze te rezultateve te punes titujve shkencore dhe vjetersise. KLD-ja ka shqyrtuar dje projektvendimin per emerimin e kandidateve ne vendet vakante ne gjykatat e Apelit dhe gjykatat per Krime te Renda. Emerimi i tyre do te behet ne baze te sistemit te ri ku do te kryet vleresimi i punes se gjyqtareve. KLD vendosi dje te kaloje ne zbatim sistemin e pikezimit metodika e pergatitur ne bashkepunim me Misionin e BE-se EURALIUS per vleresimin e punes se gjyqtareve bazuar ne vendimet gjyqesore qe ata marrin kualifikimet arsimore e shkencore vjetersine e punes dhe nje sere elementesh te tjere profesionale. Projektvendimi Per rregulla te hollesishme per sistemin e pikezimit per zbatim ne rastin e perzgjedhjes se kandidateve per plotesimin e vendeve vakante ne gjykatat e Apelit dhe gjykatat per Krime te Renda percakton se emerimet ne gjykata do te behen mbi bazen e merites se tyre. Po dje KLD vendosi qe ti propozoje Presidentit te Republikes se Shqiperise Bamir Topi ne lidhje me caktimin e perkohshem te kandidateve per magjistrate te cilet kane perfunduar vitin e dyte te Shkolles se Magjistratures 2009-2010 profili gjyqtar per te kryer stazhin profesional si gjyqtare ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Tirane. Ne rendin e dites ishte edhe vendimmarrja ne lidhje me verifikimin e veprimtarise gjyqesore te ushtruar nga Arian Qafa ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor te Dibres pas emerimit si inspektor prane Inspektoratit te Keshillit te Larte te Drejtesise. Por mosparaqitja e ish-kryetares se komanduar te Gjykates se Rrethit Gjyqesor te Dibres per arsye shendetesore si dhe te nevojes per kryerjen e verifikimeve te metejshme kane bere qe kjo vendimmarrje te shtyhet per mbledhjen e radhes. Po ashtu pritet qe ne mbledhjen e radhes te shqyrtohet nevoja per te diskutuar mbi ndryshimin e periudhes se vleresimit te veprimtarise profesionale te gjyqtareve nga 2005 ndash 2006 ne nje periudhe te mevonshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›