KLD, Halimi: Magjistratura, trajnim profesional për gjyqtarët
TIRANË - Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, tha sot në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë se "misioni i shkollës së magjistraturës është trajnimi profesional i gjyqtareve dhe jo prodhimi në mënyrë të përsëritshme i tyre".
Gjatë fjalës së tij, ministri Halimi tha se "këtë vit dhe vitin e ardhshëm numri i studentëve të kësaj shkolle do të jetë 8 deri 10 studentë".
Ai theksoi se ky është një numër racional e logjik që bazohet edhe në studimet që janë bërë për numrin e gjyqtarëve deri në 2020, prandaj edhe unë e gjej të pranueshëm këtë numër.
"Këshilli i Lartë i Drejtësisë, misioni Euralius, Ministria e Drejtësisë dhe Këshilli i Europës, kanë miratuar një studim lidhur me numrin e gjyqtarëve nga viti 2012-2020", tha ministri Halimi.
(ata/BalkanWeb)