KLD-ILDKP hetim pasurive te gjyqtareve Rozeta Rapushi
Nje grup i posacem pune do te hetoje deri ne qindarken e fundit pasurine e gjyqtareve. Ky grup i ndertuar mes dy institucioneve Inspektoratit te Larte te Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive ILDKP dhe Keshillit te Larte te Drejtesise KLD do te kete objekt te tij hetim te detajuar te cdo lloj pasurie te gjyqtareve. Per kete hetim dy perfaqesuesit e institucioneve Adriatik Llalla dhe Kreshnik Spahiu firmosen dje nje deklarate te perbashket ku angazhohen konkretisht per hetimet. Keshilli i Larte i Drejtesise ne zbatim te kompetencave te tij merr persiper te vendose ne dispozicion te grupit te punes cdo informacion per verifikim te zgjeruar dhe te thelluar te interesave private per te cilet Inspektorati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive ka nisur aktualisht kontrollin e plote. Ndersa ILDKP nga ana tjeter merr persiper te vere ne dispozicion te KLD informacione per raste te mundshme te konfliktit te interesit gjate procesit te vendimmarrjes nga ana e gjyqtareve thuhet ne angazhimin e paleve. Dy personalitetet informuan se nje bashkepunim i tille behet jo pa shkak por per te hetuar mbi raste konkrete per te cilat aktualisht ka nisur investigimi i perbashket. KLD dhe ILDKP kane ne dispozicion nje baze te rendesishme te dhenash te dyshimta mbi pasurite e gjyqtareve te mberritura kryesisht nga qytetare ne telefonin pa pagese te Inspektoratit te Larte 0800-9999 ne adresen elektronike unedenoncojhidaa.gov.al ne media ose edhe nepermjet formave te tjera te komunikimit te cilat sherbejne si pikenisje per aktivitetin e grupit te perbashket punes u shpreh kreu i ILDKP-se Llalla. Sipas tij njesia e perbashket do te kete si objekt te veprimtarise se tij verifikimin e pasurive te luajtshme e te paluajtshme si edhe te cdo interesi tjeter privat te gjyqtareve dhe te familjareve te tyre qe mund te perbeje shkak per renien ne konflikt interesi. Inspektorati i Larte pak dite me pare ka nisur kontrollin e plote per nje numer te madh gjyqtaresh te te gjithe niveleve gje e cila nxiti edhe krijimin e grupit te perbashket te punes me qellim bashkerendimin dhe koordinimin ndermjet dy institucioneve per te derguar para drejtesise cilindo gjyqtar qe krijon pasuri ne menyre te paligjshme per shkak te funksionit te tij. Nga ana tjeter Keshilli i Larte i Drejtesise nga kontakti i drejtperdrejte me ankuesit mund te vihet ne dijeni te fakteve te dyshuara korruptive ne radhet e gjyqesorit shqiptar. Prandaj per ti dhene zgjidhje sa me te shpejt dhe konkrete rasteve te dyshuara KLD eshte angazhuar maksimalisht ne bashkepunim me Inspektoratin e Larte per te derguar para drejtesise cilindo gjyqtar qe krijon pasuri ne menyre te paligjshme per shkak te funksionit te tij u shpreh nenkryetari i KLD-se Spahiu.
Pikat kyce te bashkepunimit
Keshilli i Larte i Drejtesise ne zbatim te kompetencave te tij qe burojne nga ligji organik konkretisht nenit 16/1/e merr persiper te vendose ne dispozicion te grupit te punes cdo informacion per verifikim te zgjeruar dhe te thelluar te interesave private per te cilet
Inspektorati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive ka nisur aktualisht kontrollin e plote. Ndersa ILDKP nga ana tjeter merr persiper te vere ne dispozicion te KLD informacione per raste te mundshme te konfliktit te interesit gjate procesit te vendimmarrjes nga ana e gjyqtareve.
KLD dhe ILDKP kane ne dispozicion nje baze te rendesishme te dhenash te dyshimta mbi pasurite e gjyqtareve te mberritura kryesisht nga qytetare ne telefonin pa pagese te Inspektoratit te Larte 0800-9999 ne adresen elektronike unedenoncojhidaa.gov.al ne media ose edhe nepermjet formave te tjera te komunikimit te cilat sherbejne si pikenisje per aktivitetin e grupit te perbashket punes.
Ne kuader te ketij bashkepunimi konkret dy institucionet gjejne rastin ti bejne apel opinionit te gjere publik medias dhe shoqerise civile te ofroje bashkepunimin per forcimin e luftes kunder korrupsionit ne sistemin gjyqesor si edhe te japin ndihmese te rendesishme ne forcimin e shtetit ligjor ne Shqiperi.
Nderveprimi i te gjithe faktoreve shoqerore e politike do te krijoje histori te rendesishme suksesi ne vendosjen para pergjegjesise ligjore te zyrtareve te perfshire ne situata korruptive duke ndikuar njekohesisht ne rritjen e performances se sistemit gjyqesor ne sherbim te qytetareve.