KLD Spahiu Krimi i organizuar problem jane ndermarre shume reforma

Nenkryetari i KLD-se Kreshnik Spahiu ndersa po merr pjese ne forumin Krans Montana qe ka nisur punimet ne Zvicer tha se krimi i organizuar ne Shqiperi eshte nje problem konkret por jane ndermarre shume reforma ndaj dhe nuk duhet te kete refuzim per statusin e vendit kandidat per ne BE.
Ne fjalen e tij Spahiu u shpreh se krimi i organizuar eshte nje problem i vendeve fqinje dhe se Shqiperia jo vetem qe i ka luftuar por dhe parandaluar importimin dhe shtrirjen e aktivitetit te tyre ne vendin tone. Prej disa vitesh Gjykata e Krimeve te Renda ne Shqiperi ka gjykuar dhe denuar cdo subjekt te perfshire ne aktivitete te organizatave kriminale dhe trafiqeve nderkombetare.
Me tej Spahiu konsideroi se Ballkani eshte nje nder rajonet me te korruptuara ne Evrope. Dhe se nga niveli i larte i korrupsionit nuk mund te perjashtohen as vendet antare te BE-se sic jane Bullgaria dhe Rumania.