E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma zgjedhore PS bojkoton tryezen

/ /

Tryeza e dyte per reformen zgjedhore tani ne nivel ekspertesh mblidhet vetem me perfaqesuesit e maxhorances dhe shoqerise civile. Pas pjesemarrjes se kreut te PS-se Edi Rama ne tryezen e nje jave me pare ne mbledhjen e zhvilluar dje ne kryesine e Kuvendit selia roze dhe aleati i saj PBDNJ nuk ishin te pranishem. Tryeza e cila kete here drejtohej nga perfaqesuesi i PD-se Ilir Rusmali vendosi te ngreje nje sekretariat te kryesuar nga ish-kreu i KQZ-se Kristaq Kume dhe i ndihmuar nga Spartak Braho Oerd Bylykbashi e Arjan Madhi te mbledhin te gjitha propozimet e forcave politike dhe shoqerise civile me qellim hartimin e amendamenteve per kodin Zgjedhor. Sot kjo tryeze ka nevoje per te gjithe ata ka nevoje per ata pavaresisht nga rrethanat konkrete qe i kane penguar sot te jene prezent. Kjo tryeze sigurisht nuk mund te shnderrohet dhe nuk ka per objektiv te zgjidhe debatin midis Partise Demokratike dhe PS nuk ua shtroj kete. Ne jemi te vetedijshem se problemet qe kemi me PS-ne duhet ti zgjidhim bashkarisht dhe ne jemi ne rrugen e trajtimit sic tha kryetari i PD-se Kryeministri i Shqiperise Sali Berisha u shpreh Rusmali ne mbledhjen e djeshme. Ne kete tryeze ishte i pranishem edhe nje perfaqesues i OSBE-se i cili i beri serish apel forcave politike te vene interesat kombetare perpara atyre partiake. Tani eshte koha qe te gjitha partite politike te vendosin te parin interesin kombetar dhe te permbushin detyrat e tyre. Dhe kjo theksohet sepse raporti i OSBE/ODIHR-it thote se partite politike duhet te realizojne detyrat e tyre zgjedhore ne nje menyre te pergjegjshme per interesin e pergjithshem te vendit u shpreh Hartmuth Purner. Propozimin per te qene Kristaq Kume drejtuesi i sekretariatit per mbledhjen e propozimeve e beri perfaqesuesi i PR-se ne kete tryeze Arjan Madhi dhe u mbeshtet nga te gjithe perfaqesuesit e forcave te koalicionit te djathte ne tryeze. Perfaqesuesi i LSI-se Nasip Naco theksoi se ngerci politik ka ardhur per shkak se maxhoranca kerkon te zbatoje ligjin dhe kushtetuten ndersa opozita ka vendosur nje sere kushtesh per bashkepunimin. Ne tryeze u propozua gjithashtu qe pjese e saj te behen edhe partite jo parlamentare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›