Topi Nderi i Kombit per Baba Fejze Bulqizen
Presidenti Bamir Topi zhvilloi dje nje vizite ne qytetin e Bulqizes ku dekoroi me Urdhrin Nderi i Kombit Baba Fejze Bulqizen pas vdekjes me motivacionin Veprimtar i shquar i rezistences antiosmane nje nder pionieret e Levizjes Kombetare me kontribute ne hapjen e shkollave ne gjuhen shqipe. Ne fjalen e tij me kete rast kreu i shtetit u shpreh se Baba Fejze Bulqiza na motivoi te gjitheve na motivoi per te bashkepunuar me te gjithe autoritetet vendore te Qarkut te Dibres te cilet ne unison ne nje mendim shprehen deshiren per ta perkujtuar Baba Fejzen per ti dhene atij ndoshta ate qe ai e ka merituar prej kohesh. Gjate vizites ne Bulqize ai zhvilloi nje takim me kryetarin e bashkise se ketij qyteti Roland Keta si dhe me pushtetaret vendore. Gjithashtu kreu i shtetit u takua edhe me nje perfaqesi te minatoreve te kesaj zone ku u shpreh se Jam ketu edhe per tu takuar e bashkebiseduar me autoritetet dhe per tju shprehur mbeshtetjen time maksimale. Qe nga hera e fundit kur kam ardhur ketu per fatkeqesite qe ndodhen ne miniere shoh se ka permiresim te situates dhe se ekziston gatishmeria per progres. Apeli im eshte qe te mos harrohen familjet e kolegeve tuaj qe kane humbur jeten ne miniere. Ka solidaritet institucional dhe njerezor por duhet bere me shume edhe ne vazhdimesi. Baba Fejze Bulqiza krijoi ne vitin 1859 Lidhjen Bektashiane te 72 teqeve per kryengritje kunder Turqise. Per kete ai u ndoq nga Stambolli. Lidhja u prish dhe u tradhtua. Me 28 prill 1860 valiu i Manastirit Avdi Pasha me 4 mije forca rrethoi 200 besniket bektashinj te Baba Fejzes ne shpellen e Xixulles Martanesh. Pasi u plagos ai u kap se bashku me Hysen Malin dhe turqit e vrane ne Diber te Madhe.