E Shtunë, 31 Tetor 2026

9 vjeçarja, shofere për babain e dehur

Miçigan, 19 tetor 2011, NOA – Një 39 vjeçar nga Detroit ka përfunduar në pranga pasi ka "përdorur" vajzën e tij 9 vjeçare si shofere për të shkuar në një pikë servisi, ndërsa ishte i dehur. Ngjarja është raportuar nga një dëshmitar, i cili ka ndjekur furgonin e drejtuar nga vogëlushja.
Policia ka ndërhyrë për ndalimin e automjetit, ndërsa vajza 9 vjeçare e irrituar i ka thënë: Pse më ndaluat? Unë po i jepja shumë mirë makinës!
Babai 39 vjeçar u arrestua ndërsa pronari i pikës së shërbimit deklaroi se burri, tërësisht i dehur kishte zgjuar vajzën nga gjumi për ta çuar tek karburanti dhe si këmbim i kishte dhënë një mollë të sheqerosur.
a.q/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›