Tritol makines se kryeplakut te fshatit Markaj ne Tropoje
Nje ngjarje e rende ka ndodhur paraditen e sotme ne fshatin Markaj te komunes Lekbibaj ne Tropoje ku i eshte vene tritol makines se kryeplakut. Mesohet se fatmiresisht nuk ka te lenduar ne njerez. Makina ishte ne zoterim te kryeplakut te fshatit Markaj Lulash Markut. Makina tip kamioncine ne momentin e shperthimit ka qene e parkuar duke demtuar keshtu edhe nje automjet tjeter. Nderkohe nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes por policia ka shkuar menjehere ne vendngjarje dhe ka nisur hetimet per zbardhjen e plote te saj.