E Shtunë, 31 Tetor 2026

KLD, bllokohet reforma në gjyqësor

Debatet e fundit në lidhje me përfundimin e katër mandateve të anëtarëve të KLD-së, por që janë në detyrë në mungesë të një ligji që do të emëronte pasardhësit e tyre, ka bllokuar reformën në gjyqësor, e cila filloi në fund të muajit shtator të këtij viti, pas përcaktimit të numrit të përgjithshëm të gjyqtarëve në shkallë vendi me dekret të Presidentit Bamir Topi. Lëvizjet e të gjithë gjyqtarëve duhet të përfundonin në fund të muajit tetor, por debatet në Këshillin e Lartë të Drejtësisë në lidhje me transferimin e tyre me ose pa pëlqimin e tyre ka sjellë një ngërç në gjyqësor. Megjithatë burimet nga këshilli deklarojnë se reforma po vazhdon dhe po studiohen të gjithë gjyqtarët që do të emërohen në gjykatat elitë, si ajo e Tiranës dhe Durrësit, ku kërkesat janë të mëdha. Pothuajse 2/3 e të gjithë gjyqtarëve kanë aplikuar për emërime në Tiranë e Durrës, duke ia vështirësuar punën Këshillit për përfundimin e të gjitha lëvizjeve, që parashikohen të jenë rreth 120 gjyqtarë në shkallë republike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›