E Shtunë, 31 Tetor 2026

KLD-ja e zotit Topi e Spahiu po ia jep Gjykatën e Tiranës, Edi Ramës

Siç dihet, Gjykata e Tiranës kishte një kryetar që quhej Albert Meçe. Një ditë prej ditësh, këtij kryetari, nga titullarët më të lartë të KLD-së, në formë të drejpërdrejtë, por edhe me sponda, nga ato që shkaktojnë lëvizje “mat”, iu kërkua që të jepte dorëheqjen, pasi më pas do të çohej në Gjykatën e Apelit. Gjyqtari Meçe, duke mos parë ndonjë rrugëdalje tjetër - përderisa “ofertën” ia bënin ata që kanë kompetencë ligjore - në naivitet e nën presione gjithfarë mënyrash, e pranoi këtë gjë dhe e dha dorëheqjen. Kështu Gjykata e Tiranës mbeti pa kryetar. Përditë, Meçe priste emërimin në Gjykatën e Apelit dhe nuk kishte dijeni fare se dy gjyqtarët e pushuar të Apelit, i kishin fituar gjyqet dhe bashkë me të edhe të drejtën për t’u rikthyer në punë. Pra, praktikisht në Apel, nuk kishte më vend të lirë.

Atëherë, lindte pyetja: përse ky (Meçe) duhej të jipte dorëheqjen dhe për kë ruhej vendi që do mbetej vakant? E dyta, dy gjyqtarët e Apelit që kishin rifituar me gjyq vendet e punës do të pranoheshin në punë apo vetë gjykata s’do merrte parasysh vendimet e gjykatës? Por siç rezulton nga zhvillimi i ngjarjeve, halli nuk ka qenë fare, nëse kishte apo s’kishte vend në Gjykatën e Apelit, por që të lirohej vendi i kryegjyqtarit të Tiranës.

Atëhere, fillon lëvizja për caktimin e kryetarit të Gjykatës së Tiranës, në të cilin KLD-ja, me kryetar zotin Topi dhe nënkryetar Spahiun, nuk e merr nga sistemi kandidaturën për kryetar, edhe pse Gjykata e Tiranës ka plot autoritete morale e profesionale dhe që kanë një përvojë të madhe aty, por e merr nga jashtë sistemit, duke “thirrur” zotin Artan Zeneli dhe duke e emëruar gjyqtar, me perspektivën që në mbledhjen më të afërt ta emërojë edhe kryetar.

E gjithë kjo lëvizje bëhet sepse duhet mbetet i kënaqur Edi Rama. Sigurisht, që për t’ia plotësuar dëshirën themelore Edi Ramës u organizua skema që posti i kryetarit të mbetej vakant tre muaj, paçka se institucioni e kishte kryetarin aty, edhe pse të dorëhequr me një skemë bizantine, meqë vetë Meçen s’e kanë parashikuar gjëkundi për ta vendosur. Për momentin, s’ka burrë nëne që të pikasë nëse Meçe është ende gjyqtar tek Fakti, apo ku është? Për këtë fakt (skemë), KLD-ja mban një përgjegjësi të rëndë dhe vetë zoti Meçe duhet të japë sqarime rreth aferës së dubluar në Gjykatën e Tiranës. Me një subjekt të tillë, titullarët e KLD-së dhe anëtarët e saj s’kanë rrugë tjetër veç t’i zënë vendin Meçes në dorëheqje. Por është edhe në detyrimin e zotit Meçe që ta zbardhë këtë histori; së pari të thotë kush e thirri dhe me ç’motiv ia kërkoi dorëheqjen.

Por e vërteta është se po prevalon ideja se prokuroria mund të mos ketë fuqi një ditë të mbajë të bllokuara dosjet e Edi Ramës, prandaj miqtë e tij po ndërtojnë një infrastrukturë mbrojtëse në gjykata, sipas niveleve.

Edi Rama, në ikje e sipër, po qeraset si gjithnjë me një mundësi, me një kamardare shpëtimi. Por është krejt e kotë, sepse edhe realizimi i kësaj skeme emërimi, do të vërë para përgjegjësisë cilindo titullar, kur të shohë hatanë e korrupsionit të dosjeve mafioze me leje ndërtimi e me tendera pastrimi me fshesa zhuke, apo me gllabërim fondesh për makineri, si ato të Parisit.

Do të jetë e pashmangshme dhe e afërt dita e zbardhjes së të gjitha aferave të përdorimit politik të sistemit të drejtësisë, të manipulimit dhe shpifjeve të tyre. Përdorimet makabre politike, tjetërsimi i fakteve në disa raste ka arritur përmasat e legjendave të drejtësisë diktatoriale, por ndërkaq është po kaq e vërtetë se komuniteti i gjyqtarëve; qoftë në Gjykatë të Faktit, qoftë në Apel, qoftë edhe në Gjykatë të Lartë, është ekstremisht i informuar për gjithçka që duket se bëhet në telefona pa përgjim e të mbajtur me hatër, e të dubluar me përgjim të atyre që i denoncojnë vijat e sjelljeve korrupsioniste në drejtësi

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›