E Diel, 1 Nëntor 2026

Izreali premton njohjen e Kosovës në muajin gusht

Izraeli do të njohë pavarësinë e Kosovës në gusht të këtij viti. Kryeministri izraelit Benjamin Netanjah ka thënë dje në mbledhjen e qeverisë se Izraeli ka marrëdhënie shumë të ngushta me SHBA-në dhe se ai do të ndjekë rekomandimet e adimistratës së Obamës për të njohur Kosovën.

Jerusalem- Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu tha se kabineti i tij po përgatitet të njohë pavarësinë e Kosovës në gusht. Vendimi i tij vjen si rezultat i negociatave të fundit me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama- shkruajnë mediat e huaja.

Otniel Schneller, anëtare i parlamentit tha se është në dijeni të të kaluarës serbe dhe se Izraeli nuk është “në borxh” me Serbinë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdimisht kanë treguar mbështetje për qeverinë e Kosovës në mbrojtje të pavarësisë dhe integritetit territorial. Netanjahu ka thënë se Izraeli ka marrëdhënie shumë të ngushta me SHBA-në dhe do të ndjekë rekomandimet e adimistratës së Obamës për të njohur Kosovën- shkruajnë mediat vendase. Kosova njihet nga 60 shtete, mes të cilave një numër i madh i vendeve anëtare të Bashkimit Europian. 22 nga 27 shtete të BE-së kanë njohur Kosovën si shtet i pavarur, 24 nga 28 shtete anëtare të NATO-s kanë njohur Kosovës.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›