KLD-ja, prezanton sot 8 magjistratët

Do të prezantohen sot në Gjykatën e Tiranës tetë emrat e rinj që do të gjykojnë për një vit me radhë dosje të shumta. Bëhet fjalë për 8 studentët që sapo kanë nisur vitin e tretë të Magjistraturës të cilët do të kryejnë stazhin shkollor. Sipas KLD-së ky emërim bëhet në mënyrë që të rinovohet sistemi gjyqësor në përgjithësi dhe Gjykata e Tiranës në veçanti. Prezantimi i 8 magjistratëve të rinj është venosur në mbledhjen e 24 dhjetorit në këshill dhe pritet të bëhet nga anëtarët e këtij institucioni në orën 12 në Gjykatën e Tiranës.