E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rruga Andon Zako Çajupi, adresa e vërtetë e korrupsionit të Ina Ramës

Heshtje e plotë në institucionin e akuzës për skandalin e qendrimit të kryeprokurores në shtëpinë e një të akuzuari për përdhunim. Skandali merr përmasa të reja, sepse Ina Rama refuzon të bëjë transparencën financiare të marrëveshjes për qendrimin në apartamentin pranë Rrugës së Kavajës

Pritjet publike të kryeprokurores Ina Rama, diku pranë 9-katësheve, në krye të rrugës “Qemal Stafa” nuk janë adresa e vërtetë e shefes së akuzës. Ajo vjen aty kohë pas kohe e incognito, ta zëmë për të çimentuar pozicionin e Zamir Shtyllës, për të nisur ndonjë hetim politik sipas ndonjë ndërhyrjeje politike të opozitës apo për të ndihmuar dikë t’i ridizenjojë zyrën, duke mos marrë parasysh asfare rregullat për tenderat lidhur me këtë çështje, por punët e vërteta Ina Rama i kryen gjetkë. Kryeprokuroren mund ta gjeni çdo mbrëmje tek Rruga e Kavajës, më saktë tek nisja e rrugicës që mban emrin “Andon Zako Çajupi”. Ajo banon atje, në apartamentin e njërit, të cilit i ka bërë hynerin e madh se i ka pushuar çështjen për përdhunimin e një vajze të re. Pas këtij hyneri, kryeprokurorja nuk pranon të kryejë transparencën e këtij transaksioni, nuk thotë as nëse i vjen turp që banon në këtë apartament, bile s’guxon as të japë shpjegime se sa paguan (nëse paguan) për të ndenjur aty.
    Diku në Rrugën e Kavajës, në apartamentin e përdhunuesit të falur banon kryeprokurorja, e pikërisht ky fakt reflekton edhe moralin e vërtetë të institucionit të akuzës, e jo ato jargavitjet për pavarësi apo për partneritet me ndërkombëtarët. Ina Rama është në Rrugën e Kavajës (Rrugicën “Andon Zako Çajupi” thamë) e dosjet e mbyllura të krimit janë në Rrugën Qemal Stafa. Tek 9-katëshet Ina Rama shkon mëngjeseve gati si në ëndërr, gati si në një atmosfere dhurate. Gjurma e saj në institucionin e akuzës është vetëm një gjurmë vazhdimësie e korrupsionit të institucionit, por asgjë s’është aq e themeltë sa gjurma e imoralitetit institucional që po konsumohet në Rrugën “Andon Zako Çajupi”, atje ku kryeprokurorja po qendron në shtëpinë e përdhunuesit e me një sovranitet të padurueshëm po refuzon të japë shpjegimet e të bëjë transparencën.
Gjithsesi, s’ka sesi, se atje është edhe kulmi i gjurmës së korrupsionit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›