E Shtunë, 31 Tetor 2026

Manchester United fitues i derbit të premierligës

Kampioni i Anglisё, Evropёs dhe botёs, Manchester United, ka shёnuar fitore bindëse prej 3-0 nё derbin e Premierligёs përballё Chelseat tё zhvilluar nё Old Trafford. Gjatё njё pjese tё parё tё ekuilibruar, mbrojtёsi serb Nemanja Vidic hapi rezultatin pёr Manchester Untied, duke shёnuar me kokё nё çastet e fundit tё kësaj pjese (45'). Nё pjesën e dytё Manchesteri pati rastet mё tё mira, duke arritur edhe tek goli i dytё pas mё se njё ore lojё (63'). Ishte sulmuesi anglez Wayne Rooney ai i cili dyfishoi rezultatin pёr djajtë e kuq, pas njё harkimi tё Patrick Evra.
Pёrpjekjet e Chelseat pёr tё arritur tek ndonjë pikё ishin tё kota, me dyshen sulmuese Drogba-Anelka qё nuk arritën tё kёrcёnojnё asnjёherё seriozisht portёn e portierit Van der Sar. Ishte sulmuesi bullgar Dimitar Berbatov ai qё vulosi gjithçka nё kёtё ndeshje, duke shёnuar nga afërsia tre minuta para fundit tё kohës sё rregullt tё ndeshjes pas njё harkimi tё Ronaldos nga gjuajtja e lirё. Manchester United shёnoi edhe njё gol tjetër me anё tё Cristiano Ronaldos, por ky gol nё mёnyrё padrejtё u anulua pёr shkak tё supozimit tё pozitës jashtë loje. Me tre pikёt e reja United mbledh 41 dhe ngjitet nё vendin e tretё tё tabelës sё Premierligёs, mbi Aston Villan qё ka po aq pikё. United tash mbetet pesё pikё prapa liderit Liverpoolit dhe njё prapa Chelseat, por me dy ndeshje mё pak. Nёse Manchester fiton ndaj Wigan Athletic gjatё tё mёrkurёs do tё ngrihet nё vendin e dytё, dy pikё mbi Chelsean.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›