E Diel, 1 Nëntor 2026

KLD mblidhet urgjent për heqjen e imunitetit të një gjyqtari

TIRANË-Këshilli i Lartë i Drejtësisë është mbledhur sot me urgjence për t'i hapur rrugë procedimit penal për heqjen e imunitetit të një gjyqtari. KLD nuk beri te ditur emrin e gjyqtarit.Nënkryetari i KLD, Kreshnik Spahiu qe do te drejtoje dhe mbledhjene sotme, theksoi se gjyqtari dyshohet për vepër penale. Sipas Spahiut kjo praktikë do të vijojë për cdo gjyqtar që abuzon, duke shtuar se do të ketë dhe procedime të tjera së shpejti. “Së shpejti do të ketë disa procedime për gjyqtarë të tjerë”.

Mbledhja e sotme e KLD ka shtyrë procesin e pritshëm të emërimeve dhe transferimeve të gjyqtarëve.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›