E Diel, 1 Nëntor 2026

KLD miraton sistemin e pikezimit te gjyqtareve

Ne nje mbledhje te Keshillit te Larte te Drejtesise eshte miratuar sistemi i pikezimit te gjyqtareve. Ky sistem i asistuar nga misioni Euralius do te vleresoje gjyqtaret ne baze te rezultateve te punes titujve shkencore dhe vjetersise se punes.

Ne fjalen e tij nenkryetari i KLD-se Kreshnik Spahiu theksoi se prioritet ne perzgjedhjen e gjyqtareve do te kene magjistratet. Sipas tij te gjitha emerimet ne gjykata do te behet ne baze te meritokracise.

Nderkohe kohe me pare Ministri i Drejtesise Bujar Nishani kerkoi qe emerimet dhe transferimet e gjyqtareve te shtyhen derisa KLD-ja te marre masa per te hartuar sistemin e pikezimit ne baze te te cilit krijohet edhe lista e renditjes se gjyqtareve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›