Kokaine dhe hashash dy shqiptare ne pranga
Greqi
Dy shqiptare kane rene ne prangat e policise dy net me pare ne Greqi pasi dyshohet per trafik droge. Burime nga policia helene kane bere te ditur se dy emigrantet jane arrestuar pasi po trafikonin lende narkotike. Sipas policise greke te Antidroges dy shqiptare te moshave 20 dhe 27 vjec jane kapur ne lagjen Metamorfosi ne Athine me akuzen e trafikut te lendeve narkotike. Nga kontrolli qe u krye ne banesat e tyre u gjeten dhe sekuestruan 3354 grame kokaine 4.790 kilograme hashash gjashte celulare nje peshore elektronike 400 euro nje makine dhe nje motor qe ishte mjeti qe perdorej per shperndarjen e lendes narkotike. Te arrestuarit u shoqeruan ne Prokurorine e Athines.