Tentativa per vjedhjen e bankes. Akuza ekspertize ne vendngjarje
Alibia e dy te arrestuarve qe tentuan per te grabitur me nje skenar hollivudian nje banke ne Tirane i ka detyruar hetuesit e ceshtjes ti rikthehen vendit te ngjarjes. Tahir Beleku dhe Taulant Troplini pretenduan se ne lokalin qe kishin marre me qira po tentonin te montonin ne dysheme nje kasaforte. Policia per kete ngjarje pretendon se dy te arrestuarit gjate operacionit Urithi do te grabisnin nje banke private. Per te krahasuar dy variantet grupi hetimor ne Prokurorine e Tiranes do te kryeje nje ekspertize ne vendngjarje ku do te behen te gjitha matjet e nevojshme qe nga mjetet te cilat jane perdorur e deri tek hapja e vendit ku do te kalonin per te kryer grabitjen. Mesohet se te arrestuarit kane hapur nje grope ne dyshemene e lokalit e cila te lidh me arkivin e bankes. Gropa eshte care ne fundin e saj duke e lidhur pjesen e lokalit me arkivin e bankes. Policia thote se nepermjet arkivit ata do te tentonin te kryenin grabitjen ndersa te arrestuarit thone se po tentonin te vendosnin nje kasaforte. Megjithate disa eksperte te pavarur jane kontaktuar nga grupi hetimor per te bere matjet dhe per te pare nese Beleku dhe Troplini po tentonin ose jo te grabisnin.
AlibiaTri dite me pare Tahir Beleku u paraqit para Gjykates se Tiranes gjate vleresimit te mases se sigurise si ndertues dhe pa ngurruar deklaroi se nuk e pranonte akuzen e ngritur ndaj tij per tentative grabitjeje. Ne pergjigje te pyetjes se cfare po benin ne ambientin e marre me qira Beleku tha Isha duke bere nje kasaforte ne mur per te ruajtur parate. Do ndertoja pallat ne Durres. Ne te njejten linje ishte edhe avokati i te akuzuarit tjeter Taulant Troplini i cili e prezantoi klientin si person me crregullime mendore dhe se sipas tij kishte raport mjekesor per kete qe ne vitin 2003. Keto deklarime nuk e kane bindur gjykaten qe tu jepte lirine dy te akuzuarve per grabitje. Policia i akuzon dy te arrestuarit se po tentonin te grabisnin nepermjet nje tuneli banken Intesa San Paolo e cila ndodhet ne katin e pare te pallateve 9-kateshe ne qender te Tiranes.
HetimetPolicia tha se gjithcka ishte planifikuar kete muaj. Dy personat e arrestuar Tahir Beleku dhe Taulant Troplini te dy me precedente te meparshem penale ne bashkepunim me persona te tjere mendohet se jane anetaret e grupit. Troplini sipas policise mendohet te jete edhe truri i grupit i cili duke bashkepunuar me te tjeret qe ende nuk jane arrestuar ku sipas te dhenave nje prej tyre ka udhetuar jashte shtetit kane bere skicen e grabitjes. Fillimisht ata kane marre me qira nje ambient jo shume te madh pas bankes Intesa San Paolo qe ndodhet te Rruga e Barrikadave. Ambienti i cili nuk eshte perdorur per asgje eshte marre me qira kater muaj me pare. Kjo ka sjelle dyshimet e para duke vene ne vezhgim te arrestuarit. Pas marrjes me qira grupi ka fokusuar banken ku mendohet dhe po verifikohet se kane hapur numra llogarish per te studiuar terrenin. Pasi kane studiuar terrenin ata kane pergatitur planin e grabitjes. Per kete kane menduar te hapin tunel nga ambienti i tyre i marre me qira deri tek arkiva e bankes qe ndodhet ne bodrumin e pallatit.