E Shtunë, 31 Tetor 2026

KLD, shpall 11 vende të lira në gjykatat e vendit

KLD pas mbledhjes së tij të fundit, ka shpallur 11 vende të lira në pozicionin e gjyqtarit në disa nga gjykatat e vendit. Përmes një njoftimi për shtyp, KLD ka bërë të ditur se vendet e lira do të vihen në dispozicion të magjistratëve. 

TIRANE- Këshilli i Lartë i Drejtësisë pas mbledhjes së tij të fundit, ka shpallur 11 vende të lira në pozicionin e gjyqtarit në disa nga gjykatat e vendit. Nëpërmjet drejtoreshës për marrëdhëniet me publikun, KLD ka bërë te ditur se vendet e lira do të vihen në dispozicion të 10 magjistratëve, kandidatë për gjyqtarë. Gjithashtu KLD mori në konsideratë edhe projektvendimin e qeverisë për mbrojtjen e vecantë të gjyqtarëve duke ngritur një grup pune. Konkretisht vendet e lira janë nga 2 në gjykatat e Korçës, Kavajës, Fierit dhe Krujës dhe nga një vend në gjykatat e Lushnjes, Shkodrës dhe Gjirokastrës. KLD bëri të ditur se këto vende do tu komunikohen kandidatëve për gjyqtarë të Magjistraturës, dhe preferencat e tyre do të merren në konsideratë, përpara se t’i paraqiten Presidentit për emërimin përfundimtar. (e.n/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›