Kryeprokurori firmos ndryshimet ne Prokurori

Kryeprokurori i Përgjithshëm ka firmosur për kreun e ri të drejtimit të Task Forcë të Prokurorisë së Tiranës, prokurori Gentian Trenova, i cili do të zëvendësojë në këtë post prokurorin e dorëhequr Dritan Rreshka. Gjithashtu janë emëruar 4 zëvendësprokurorët e Tiranës, Ervjola Stoja, Petrit Fusha, Erjon Pano dhe Shpëtim Kurti. Ata zëvendësuan prokurorët Genti Çano, Marjeta Zaimi, Elio Mazreku dhe Kudusi Shahu, të cilët mbeteten në postet e prokurorëve të thjeshtë në Prokurorinë e Rrethit Tiranë.
Me herët dhanë dorëheqjet dhe u zëvendësuan kreu i Prokurorisë se Krimeve te Renda, i Prokurorisë se Tiranes dhe kreu i hetimit ne Prokurorinë e Përgjithshme.