E Shtunë, 31 Tetor 2026

KLSH: 7 miliard dëm shtetit gjatë 2011-ës

Gjatë 2011 shtetit shqiptar i është shkaktuar një dëm financiar prej 7 miliard lekësh. Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit Bujar Leskaj e ka deklaruar këtë fakt gjatë raportimit në komisionin e Ekonomisë dhe të Financave. Sipas kreut të KLSH-së niveli i arkëtimit të shumës së dëmit është mjaft i ulët.
 

Sipas Leskaj numri i kallëzimeve penale të bëra gjatë 2011 është shumë i vogël ndërkohë që kritikoi edhe punën e Prokurorisë në lidhje me rastet e ndjekura.
 

Kryetari i KLSH-së gjatë raportimit para komisionit për vitin 2012 kërkoi që të zhvillohej teknologjia dhe të shtohej numri i kontrollorëve për të përmirësuar punën e këtij institucioni.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›