E Diel, 1 Nëntor 2026

KLSH Abuzimi si po humbet qeveria miliona leke nga kumari

Raporti Subjekte dhe makineri pa licence gjoba qe nuk vilen dhe mungese dokumentacioni

Duket se me lojen e bixhozit nuk humbet vetem qytetari por edhe vet shteti qe e menaxhon ate permes njesive monitoruese. Nje mori shkeljesh jane konstatuar nga Kontrolli i Larte i Shtetit gjate inspektimit te kryer kete vit ne muajt mars-qershor ne Njesine e Mbikeqyrjes se Lojerave te Fatit e cila varet nga Ministria e Financave sipas ndryshimeve te fundit ne ligj. Shkeljet e gjetura nga grupi i kontrollit te KLSH-se i referohen rasteve te vitit 2009 dhe prek vlera te konsiderueshme monetare si rrjedhoje e mungeses se zbatimit te ligjit udhezimeve te ministrit moskoordinimit me institucionet vartese e deri te mungesa e dokumentacionit.

Ne raportin e plote qe disponohet nga gazeta Shqip jane te publikuara rastet e disa shoqerive qe abuzojne me ligjin nen mungesen e plote te monitorimit dhe kontrollit si duhet te Njesise se Mbikeqyrjes se Lojerave te Fatit.

Tregu qe xhiron ne vit mbi 100 milione dollare sipas ketij raporti mund te konsiderohet me kaotiku per shkak se shume shoqeri punojne duke shkelur rregullat baze te ligjit ndersa NJMLF-ja ne plot raste nuk ka mundur ose nuk disponon dokumente qe vertetojne luften ndaj evazionit fiskal. Me qindra milione leke dem financiar i jane shkaktuar buxhetit te shtetit si pasoje e mos pageses si duhet te taksave kurse sa i takon makinerive elektronike dhe ruloteve jane konstatuar nje numer i madh prej 1200 te tilla qe nuk ishin te pajisura me certifikate me pulle sigurie pra punonin pa asnje kusht baze duke shkaktuar edhe humbjen e lojes per shume admirues te kumarit.

Per sa konstatohet mendojme se rregullorja e NJMLF-se per te orientuar me sakte e drejtperdrejte detyrimet dhe pergjegjesite sipas struktures organizative te miratuar duhet te rishikohet - thuhet ne nje pjese te raportit te KLSH-se.

Ne plot raste NJMLF-ja nuk mban procesverbal per makinerite e asgjesuara ndersa mungon komunikimi me Drejtorine e Tatimeve. NJMFL nuk njofton Tatimet kur bllokon aktivitete dhe sekuestron lojerat nuk ka numer NIPT dhe nuk ka te dhena rreth pajisjeve qe bllokon - eshte nje tjeter pjese e raportit ku thuhet se per shume shoqeri bastesh nuk eshte mbajtur dokumentacioni i plote per makinerite qe mbeteshin pas mbylljes se aktivitetit.

Ne kete pike KLSH-ja sugjeron mendon se eshte i nevojshem edhe rinovimi i te gjitha lejeve te ushtrimit te veprimtarise per subjektet qe jane ne aktivitet lojera fati.

Per periudhen 18.06.2009 deri 31.12.2009 rezulton se nga NJMLF-ja jane konfiskuar 1215 aparate elektronike 45 lotari 8 bingo 2 rulete etj. Vetem per vitin 2009 jane vendosur rreth 90 milione leke gjoba por vetem nje perqindje e vogel e tyre jane vjele duke treguar sipas KLSH-se mungesen e plote te zbatimit te ligjit kurse nga ana e NJMLF-se nuk jepet argumenti i plote se pse mbetet niveli i ulet arketimeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›