Parate e VEFA-s u transferuan ne Hungari ne vitin 1997
Parate e kreditoreve te firmes piramidale VEFA jane transferuar ne shtetin hungarez ne vitin 1997. Grupi Mbikeqyres i Firmave Rentiere ka zbardhur transferimin e rreth 900 mije USD te kreut te kesaj firme Vehbi Alimuca i liruar disa jave me pare nga burgu ne Shqiperi. Alimuca po hetohet nga Prokuroria e Tiranes per pastrim parash dhe sa i perket shumes se depozituar ne Budapest thote se nuk ka dijeni per shumefishimin e saj. I pyetur disa dite me pare nga grupi hetimor ai ka mohuar te kete dijeni per kete shume ndersa tha se firma e tij do te ngrinte nje biznes ne ate shtet biznes i cili nuk eshte ngritur per shkak se VEFA shpalli falimentin ne muajt e pare te vitit 1997. Grupi Mbikeqyres thote se shuma te medha ne dollare dhe leke jane transferuar nga persona qe punonin ne kete firme rentiere duke ua hequr kreditoreve dhe duke u pasuruar. Burimet zyrtare nga Grupi Mbikeqyres deklarojne se jane vene ne dijeni te kesaj shume nga organi i Prokurorise megjithese informacionet e tyre kane qene se jane transferuar ne Hungari me shume se nje milion euro. Pas hetimeve te Prokurorise do te punojme qe kjo shume te mberrije ne Shqiperi. Do te marrim kontakt me drejtesine hungareze ku nuk perjashtohet nje proces gjyqesor civil njelloj sic po kryhen procedurat ne shtetin grek per riatdhesimin e miliona eurove te lsquoVEFA-s lsquoGjallices dhe lsquoCenajt - thane burimet zyrtare nga Grupi Mbikeqyres. Nga ana tjeter organi i Prokurorise deklaron se hetimet jane ne faze te avancuar. Ka dyshime se Alimuca eshte tradhtuar nga nje telefonate qe ka kryer me nje mikun e tij per interesimin per llogarine bankare ne shtetin hungarez. Pas kesaj informate Prokuroria e Tiranes ka hapur procedimin penal dhe ka derguar nje leter-porosi ne shtetin hungarez per nje llogari te tille bankare nga ka ardhur pergjigjja se Alimuca ka 900 mije USD te depozituara ne nje banke dhe qe nuk jane terhequr nga askush. Per te shpjeguar ne lidhje me llogarine bankare bosi i firmes piramidale VEFA eshte thirrur ne Prokurori disa dite me pare. Ai ka mohuar te kete dijeni per kete shume kolosale parash duke u shprehur se ne kete shtet kishte depozituar vetem 10 mije dollare dhe nuk ka informacion per 90-fishimin e tyre. Gjithashtu ai ka shpjeguar se nuk eshte interesuar per sasine e madhe te parave. Me tej prokuroret e kane pyetur edhe per ceshtje teknike te transferimit te parave nga llogarite e tjera prova qe jane siguruar nga dokumentacioni i sekuestruar gjate hetimeve. Sipas te dhenave nga organi i Prokurorise se Tiranes Alimuca eshte marre ne pyetje per disa ore ne ambientet e ketij institucioni dhe pritet qe te behet ballafaqimi i fakteve me deklaratat e tij per te vendosur sesi do te procedohet me tej. Hetimet kane filluar rreth tre muaj me pare dhe gjate kesaj kohe eshte nisur nje leter-porosi per verifikimin e llogarise bankare. Nga te dhenat e para hetimore ka rezultuar se Alimuca e ka transferuar kete shume disa kohe me pare dhe pas lirimit nga burgu ka tentuar ti rimarre. Paraprakisht dyshohet se kjo shume ka prejardhje nga kreditoret e firmes rentiere VEFA dhe shteti shqiptar do te mundohet te riatdhesoje kete shume per tua rikthyer me pas kreditoreve.