Pikëpyetjet e prefiksit 355 në Kosovë
Në konferencën për shtyp, Berisha u pyet edhe rezolutën e fundit të Kuvendit të Kosovës për përdorimin e prefiksit të Shqipërisë në komunikimin mes dy vendeve, duke theksuar se në parim ishte plotësisht dakord, por sipas kryeministrit këtë duhet ta studiojnë ekspertët.
“Lidhur me këtë rezolutë, në parim jam plotësisht dakord dhe në parim është ide e shkëlqyer, por do të ishte mendimi im përfundim pasi të konsultohesha me ekspertët e fushës dhe ata të financave. Se në rast se, në rrafshin financiar, Kosovës, i krijon ndonjë shmangie kjo gjë, natyrisht do të mendoja që duhet të studiohej më hollësisht. Në parim jam plotësisht dakord”, tha Berisha shkurtimisht.
Ndërsa, sekretari i Përgjithshëm të ITU, u shpreh kodet e telefonisë së shteteve përcaktohen nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit dhe do jetë një precedent vërtetë serioz nëse Parlamenti vetë vendos nga ana e vet. “Kur një vend njihet nga Kombet e Bashkuara, atëherë ne ia vendosim kodin këtij vendi. Kodi i fundi që iu dha ishte ai për Sudanin Jugor. Ky kod jepet dy orë pas deklarimit që bëhet nga Kombet e Bashkuara. Ndërkohë ne marrim të njëjtin vendim në rast se ky vendim merret nga OKB-ja. Teknikisht ne përgatitemi dhe më pas nuk do të ketë asnjë problem. Unioni ynë nuk është organizatë politike dhe kemi mbijetuar mes këtyre 47 viteve, kjo do të thotë mes dy luftërave botërore dhe luftën e ftohtë që kaluam. Dhe prandaj satelitët janë lëshuar dhe u janë dhënë mundësi të gjitha vendeve. Përdorimi i kodit të një vendi tjetër do të krijojë shumë probleme teknike, sepse vetëm tani janë 6 bilion telefona celularë dhe secili nga ato është unik. Kemi një rregull mjaft të qartë në këtë drejtim dhe unë do ti këshilloja të gjithë palët të punonin në këtë mënyrë transparente dhe në bashkëpunim”, tha ai.
Berisha foli edhe për shtrirjen e internetit me bazë të gjerë, duke theksuar se qeveria shqiptare ka vendosur të ecë me dy drejtim për këtë qëllim: në drejtimin e partneritetit publik privat, por edhe në një drejtim tjetër tërësisht publik. “Ne nuk duam që për shkak të terrenit, fshatra, qyteza, qytete të mos kenë, të diskriminohen në praninë e internetit me bazë të gjerë, vetëm e vetëm se sektori privat nuk ka interes ta shtrijë në këtë drejtim. Ndaj dhe duke licencuar kompanitë private për të ndërtuar rrjetin e tyre transmetues, qeveria ndërkohë shtriu rrjetin transmetues në të gjitha shtyllat e tensionit të lartë, të cilat janë pantotenike në Shqipëri”, u shpreh ai.
Berisha lajmëroi edhe krijimin e një zone të lirë ekonomike për bizneset e IT në Tiranë. “Tirana Hightech Park nuk do të jetë si të gjitha zonat e tjera ekonomike. Ajo do të jetë e përjashtuar nga të gjitha taksat, si asnjë zonë tjetër. Do të jetë një zonë në të cilën të rinjtë shqiptarë, por jo vetëm, do të kenë mundësi të punojnë në mënyrë që me kushtet më lehtësuese të shpalosin gjeninë e tyre krijuese në interes të Shqipërisë, por edhe më gjerë”, shtoi. /Start/
2012-09-07 17:38