KLSH: Shkelje me dëm 10 mln lekë tek Agjencia e Kërkimit, padi Pangos
Tiranë- Kontrolli i Lartë i Shtetit ka bërë sot një kallzim penal ndaj kreut të Agjencisë së Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit, Ylli Pango, pasi gjatë një auditimi janë vënë re shkelje të shumta me një dëm prej rreth 100 mln dollarësh.
Kontrolli u krye gjatë muajit mars dh u vu re se në tre projekte në bashkëpunim me subjekte private, nga 50 të miratuara u zbuluan parregullsi dhe shkelje të ligjshmërisë, me pasojë dëm ekonomik për buxhetin e shtetit në vlerën 10,724 mijë lekë. Konkretisht:
Gjithashut janë vënë re parregullsi dhe mungesë e dokumentacionit justifikues në shpenzimet e kryera në valutë për udhëtime e dieta jashtë vendit, si: shkresa për përballimin e shpenzimeve pa numër protokolli dhe pa datë, mungesë të ftesave dhe programit, të dokumenteve informuese mbi agjendën dhe rezultatet e shërbimeve zyrtare të kryera etj.
- Mosmiratim i Rregullores së Brendshme të funksionimit të Agjencisë, në zbatim të pikës 11, të VKM-së nr. 903, datë 26.08.2009, i ndryshuar. Mungesa e rregullores, ndër të tjera ka sjellë që të mos realizohet një nga kërkesat themelore që rregullon veprimtarinë e kësaj Agjencie, të përcaktuar në pikën 9, të VKM-së të sipërcituar dhe konkretisht: “AKTI, për çështjet e përmbajtjes dhe të vlerësimit të programeve e të projekteve, mbështetet me ekspertizë nga komisionet e vlerësimit të programeve e projekteve, që propozohen nga Drejtori i Përgjithshëm dhe miratohen nga Bordi Drejtues, në përputhje me rregulloren e funksionimit të kësaj agjencie”. Po ashtu, mungesa e Rregullores ka bërë që anëtarët e komisioneve të vlerësimit të përzgjidhen nga Drejtori i Përgjithshëm i AKTI-së pa konkurrencë (alternativa) dhe pa u bazuar në ndonjë kriter apo ndonjë procedurë të përcaktuar më parë.
- Mosdorëzim në organin epror, në Këshillin e Ministrave dhe në Agjencinë e Prokurimit Publik të regjistrave vjetorë të parashikimit dhe realizimit të prokurimeve për vitin 2010, 2011 dhe 2012, në kundërshtim me kërkesat e përcaktuara në VKM-në nr. 1, datë 10.01.2007 “Për Rregullat e Prokurimit Publik”, i ndryshuar; moscaktimin e Koordinatorit të riskut dhe mosngritjen e Grupi të Menaxhimit Strategjik të AKTI-t, si dhe moshartimin dhe mosarkivimin e gjurmëve të auditimit të detajuara për procedurat e prokurimit publik, në kundërshtim me kërkesat e ligjit nr. 10296, datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”.
Gjatë gjithë periudhës nën auditim, Bordi Drejtues i Agjencisë ka funksionuar pa Sekretar i cili zgjidhet nga anëtarët e tij, në kundërshtim me kërkesat e ligjit nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për funksionimin e organeve kolegjiale të administratës shtetërore dhe enteve publike,- shprehet KLSH.
Sipas Konyrollit të Lartë të Shtetit, për të gjitha parregullsitë dhe shkeljet financiare të konstatuara dhe të pasqyruara gjerësisht në raportin përfundimtar të auditimit, përgjegjësi direkte mban Drejtori i Përgjithshëm i AKTI dhe përkëtë ai ëhstë paditur për shpërdorim detyre.
Klsh ka kërkuar dëshmpërblimin e dëmit, shkarkimin e drejtorit dhe largim nga Shërbimi Civil për Drejtorin e Drejtorisë së Programeve Kombëtare në AKTI, E.A.