E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thellohet skandali i përgjimit të SHBA-ve, pjesë e tyre dhe zyrat e BE-së

Bashkimi_EvropiankkkGjermani- Skandali i përgjimeve të SHBA-ve duket se po bëhet akoma dhe më i gjerë, pasi ka zërë se në qendër të tyre mund të jenë vënë dhe zyrat e BE-së.

E përditshmja gjermane, Der Spiegel, shkruan se ka parë një dokument të siguruar ish-kontraktori i inteligjencës amerikane, Edërad Snoëden, i cili tregon se Bashkimi Evropian ka qenë në shënjestër të mbikëqyrjes nga Shtetet e Bashkuara.

më tej shkruan se Agjencia e Sigurisë amerikane ka përgjuar ose mbledhur komunikimet nga zyrat e BE-së në Bruksel, Uashington dhe në Kombet e Bashkuara.

REL shkruan se spiunazhi përfshin përgjimet në rrjetet e brendshme kompjuterike të BE-së, të cilat i kanë ofruar qasje Agjencisë për Siguri Kombëtare në e-maile dhe dokumente.

Raporti citon një dokument të shtatorit, 2010. Në një deklaratë të shkruar, presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, ka thënë se është i tronditur me raportin dhe ka kërkuar shpjegim nga Uashingtoni.

Snoëden, i cili ka nxjerrë detaje sekrete të programeve të mbikëqyrjes të SHBA-së, besohet se fshihet në një aeroport të Moskës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›