E Diel, 1 Nëntor 2026

Kathimerini: Dimri mbaroi, vera po vjen në marrëdhëniet Shqipëri-Greqi

ramaGreqi- Menjëherë pas fitmit të zgjedhjeve duket se kryeministri i ardhëshm Edi Rama ka vendosur të përmirësojë marrëdhëniet me Greqinë. Ky ka qenë thelbi i një artikulli të gazetës greke Kathimerini, e cila hapet me titullin: Dimri ka marrë fund dhe vera do të vijë shpejt në marrëdhëniet shqiptaro-greke.

Kreu i PS-së ka dhënë një intervistë për këtë të përditshme ku ka folur për planet e tij qeverisëse sa i përket marrdhënieve me fqinjët. I pyetur për atë se çfarë do të bëjë ai për të qetësuar ujrat mes dy vendeve pas përlasjeve nga paraarëdhësi i tij, Rama ka thënë se do të bëhet zhbllokimi i marrëveshjes së kufijve, por sigurisht me bisedime mes të dyja paëve.

Jetojmë në kohë të ndryshme kahasur me disa kohë më parë dhe nuk mund të përfitohet nga marrëveshjet e përbashkëta nëse nuk ndryshojmë. Ajo që tashmë, po quhet loja energjitike dhe që është hapur në rajonin tonë, është një lojë që nuk mund të luhet mirë, nëse nuk tregojmë që kemi një frymë të përbashkët, një frymë rajonale,- shprehet ai.

Më tej kryesocialisti shprehet se Shqipëria në këto momente të vështira duhet të rifreskojë mënyrën se si e shikon ajo Europën, por edhe se si Europa e sheh ate. Duke shtuar se në këtë kuadër edhe Athina edhe Tirana kanë një rol të madh për të luajtur. Nuk kanë munguar edhe pyetjet për zërat se ai do të hakmerret ndaj kundërshtarëve politikë, por Rama thotë se ka ardhur koha të ketë një frymë të re në bërjen e politkës.

Periudha dramatike e qeverisjes së vendit me një kryeministër që ishte njëkohësisht president i shtetit, kreu i drejtesisë, prokuror i përgjithshëm, kreu i shërbimieve sekrete, madje dhe drejtori i televizionit shtetëror është mbyllur njëherë e mirë nga populli shqiptar të dielen e kaluar. Shqiptarët kanë hyrë në një epokë të re me vullnetin e tyre të lirë dhe tashmë nuk ka kthim,- vijoon Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›