E Shtunë, 31 Tetor 2026

KLSH demi 70 milion dollare

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit Bujar Leskaj tha se gjatë vitit të kaluar abuzimet me fondet publike ishin rreth 70 milionë dollarë.

Por Zoti Leskaj sqaroi se  pjesa dërrmuese e tyre vijnë nga borxhet e pambledhura të dy kompanive publike.

Gjatë paraqitjes së raportit vjetor në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë Leskaj tha se 'Albpetrol' nuk ka tentuar të ndërmarrë asnjë veprim ligjor ndaj ARMO-s për të mbledhur borxhet.

Madje siç sqaruan edhe ekspertët e KLSH-së, kompania shtetërore e naftës nuk ka hapur asnjë proces gjyqësor  ndaj ARMO-s, duke ngritur pretendime sipas tyre absurde, se nuk kanë fonde për të ngritur padinë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›