Protesta e VV, DASH thërret ambasadorin e Kosovës
SHBA - Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar lidhur me pengimin e ambasadores amerikane në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson, teksa ajo po hynte në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës për të marrë pjesë në seancën e ratifikimit të Marrëveshjes Kosovë-Serbi.
Sipas burimeve të “Zërit”, DASH e ka thirrur në takim ambasadorin e Kosovës në SHBA, Akan Ismajli.
Një ditë më parë në Prishtinë u zhvilluan protesta nga aktivistë të Lëvizje Vetëvendosje për të kundërshtuar ratifikimin e Marrëveshjes së parë ndërkombëtare për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Ata kanë penguar deputetët si dhe ambasadorët e akredituar në Kosovë për të hyrë në Kuvend. Ndër të penguarit, ka qenë edhe ambasadorja amerikane, Tracey Ann Jacobson, e cila thuhet se ka qenë e penguar edhe fizikisht për të hyrë në Kuvend.
Përveç institucioneve vendore, për protestat e djeshme dhe pengimin e hyrjes së deputetëve në Kuvend, ka reaguar edhe vetë Ambasada Amerikane në Kosovë. “Duke u mbështetur vazhdimisht në taktika të dhunshme, Vetëvendosje dëmton reputacionin e Kosovës së një demokracie në zhvillim”, është thënë mes tjerash në reagimin e Ambasadës Amerikane.
(er.nu/BalkanWeb)