E Shtunë, 31 Tetor 2026

KLSH kallezim penal per kreun e Bashkise Pogradec

Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzon penalisht, për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera Kryetarin aktual të Bashkisë Pogradec, Artan Shkëmbi si dhe dy nënkryetarët e tre drejtues të tjerë të kësaj bashkie.
Auditimi i zhvilluar në këtë bashki, evidentoi se janë dhënë një sërë lejesh sheshi dhe ndërtimi në mungesë të Planit Rregullues dhe të Studimit Urbanistik të qendrës së qytetit. Në total nga raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit, si pasojë e shkeljeve ligjore në këtë bashki, është konstatuar një dëm ekonomik në vlerën rreth 46,5 mln lekë.
Po ashtu nga auditimet e KLSH-së janë konstatuar shlekje ligjore edhe në bashkinë e Sarandës. Shkeljet rezultojnë në proceset e tenderave, pasi janë përjashtuar padrejtësisht operatorë ekonomike. Po ashtu, 9 zyrtarë të Bashkisë së Sarandës, për të cilët është kryer kallëzimi, kanë dhënë 129 leje ndërtimi të paligjshme dhe nuk kanë arkëtuar një fond prej rreth 87 milionë leke, për llogari të kompensimit të ish pronarëve.
KLSH ka depozituar kallzim në prokurori edhe per ish-kryetarin e bashkise himarë Vasil Bollano dhe per ish-drejtorin e urbanistikës ne kete bashki. Pas nje auditimi te realizuar nga KLSH ne bashkine Himare eshte konstatuar se si pasojë e veprimeve dhe mosveprimeve penale dhe shkeljeve të tjera të legjislacionit në fuqi, i eshte shkaktuar shtetit një dëm ekonomik në vlerën rreth 40, 7 milione lekë. Po ashtu nuk jane arketuar taksa lokale në vlerën rreth 87,7 milione lekë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›