KLSH konstaton shkelje në Ministrinë e Punës, kallëzim penal për 4 zyrtarë
TIRANE - Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzon në Prokurori Drejtorin e Kabinetit të Ministrisë së Punës dhe zyrtarë të tjerë, pasi konstatoi parregullsi, shkelje ligjore dhe procedurale në menaxhimin e aseteve të ministrisë dhe në drejtim të menaxhimit të fondeve buxhetore.
Sipas KLSH-së, dëmi i shkaktuar nga këto shkelje ligjore llogaritet në 23,728,976 lekë.
“Në 15-ditorin e dytë të muajit maj 2013, Kontrolli i Lartë i Shtetit përfundoi materialet e auditimit të ushtruar në Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta me objekt: “Mbi zbatimin e ligjshmërisë dhe rregullshmërisë ekonomike dhe financiare, për periudhën 01/04/2011 deri më 30/09/2012”. Auditimi u përqëndrua në administrimin dhe përdorimin me efektivitet të pronës shtetërore dhe fondeve buxhetore, si dhe zbatimin në vijimësi të rekomandimeve të lëna nga Departamenti i Kontrollit të Brendshëm Administrativ dhe Antikorrupsion i Këshillit të Ministrave dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit.”- bëri të ditur KLSH-ja.
(vijon)